KreuArt

Jepen homazhet për Xhevdet Ferin; Cili qe amaneti i fundit i aktorit !

Pasditen e së enjtes Shqipëria do të merrte lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit Xhevdet Feri.

Sëmundja e pabesë e mori nga kjo botë protagonistin e dhjetra roleve krejt pa radhë, në një moshë kur kishte ende shumë të për t’i dhënë Kinematografisë e Teatrit shqiptar, kishte ende shumë për të shijuar në familjen e tij tek e cila Xhoda ishte i përkëdheluri, e i bekuari mes dy grave te jetës së tij e së fundmi edhe mbesës të cilën fatkeqësisht ai e shijoi fare pak.

Sot në orën 13:00 Feri u përcoll për në banesën e fundit, e ndonëse ai qe një artist ikonik, për aktorin e dhjetra roleve nuk pati homazhe shtetërore, e ky duket se ishte amaneti i fundit që la 59 vjeçari.

Xhoda nuk ka dashur të përcillet për në banesën e fundit në institucione shtetërore, por u ka lënë fjalë familjarëve të tij, që homazhet të jenë intime dhe sot miq, kolegë e familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre në lagjen ku ai banonte në Tiranë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF