KreuArt

“Jetoi shumë pak si gjysh dhe sa keq! Jam e lodhur me vdekjen e miqve tanë”; Rajmonda Bulku flet për ndarjen nga jeta të Xhevdet Feri!

Pasditen e së enjtes Shqipëria do të merrte lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit Xhevdet Feri. Sëmundja e pabesë e mori nga kjo botë protagonistin e dhjetra roleve krejt pa radhë, në një moshë kur kishte ende shumë të për t’i dhënë Kinematografisë e Teatrit shqiptar, kishte ende shumë për të shijuar në familjen e tij tek e cila Xhoda ishte i përkëdheluri, e i bekuari mes tri grash e së fundmi edhe mbesës të cilën fatkeqësisht ai e shijoi fare pak.

Ikja e tij trishtoi pa masë ata që e njohën personalisht, e po njësoj edhe ata të cilët nuk e takuan kurrë por e adhuruan nga ekrani.

Kolegia e tij, Rajmonda Bulku, me të cilën Xhoda ka nisur karrierën që kur të dy ishin fare të vegjël, madje siç edhe vetë shprehjet Bulku; ishin fëmijë kur pothuajse ne të njëjtën kohë ata morën rolet e para; duke u bërë kështu bashkëudhëtarë në filma…, tha dy fjalë në News 24 dhe me zërin që i dridhej shprehu keqardhjen e madhe për largimin e parakohshëm nga jeta të Ferit.

“Do të doja të mos flisja kurrë për këtë brez dhe për këtë moshë kolegësh që po ikin. Nuk është se nuk e dija, por shpresoja se mund të ndodhte një mrekulli tani që u bë gjysh. Ndoshta forca e dëshirës për jetën e dashurinë dhe ndoshta një foshnje që po vinte në shtëpi. Jetoi shumë pak si gjysh dhe sa keq. Ishim duke punuar kur na lajmëruan familjarët, jemi të shokuar nga lajmi. E kam bashkëudhëtar në filma, në shkollë. Është një jetë e gjatë që kemi punuar, kemi qenë fëmijë. Jemi të lodhur nga këto vdekje të bashkëmoshatarëve tanë, të miqve tanë. U bë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme”; është shprehur Rajmonda Bulku.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF