KreuStil Jetese

Produktet artizanale me bazë vajin e ullirit janë gjëja më e mirë për lëkurën tuaj!

OLIVOS janë produkte artizanale me bazë vajin e ullirit. Të prodhuar me një cilësi të lartë, ata ofrojnë mbrojtje dhe kujdes ndaj lëkurës për shkak se të gjithë përbërësit e tyre janë organikë dhe cilësorë. Të gdhendur me kujdes dhe elegancë, produktet OLIVOS janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, duke mundësuar pastërti dhe gjallëri jo vetëm për lëkurën dhe flokët, por edhe për mendjen dhe shpirtin. Një brand unik dhe gjithëpërfshirës, me një linjë të veçantë dedikuar edhe lëkurës delikate të bebeve, OLIVOS vjen për herë të parë në Shqipëri në qendrën e njohur COIN, pas suksesit në 30 vendet më të zhvilluara të botës.

OLIVOS prodhohen në Edremit ( Turqi ) një vend i pasur me ullinj të cilësisë së parë. Përdorimi i tij vjen që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, duke ditur vetitë hidratuese për lëkurën e jo vetëm. Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i vetmi që depërton thellë në lëkurë dhe largon papastërtitë, ndryshe nga produktet e tjera. Prodhimi i këtyre sapunëve bëhet në mënyrë artizanale.

Nëse hyni në botën OLlVOS do të njiheni me një gamë të gjerë, që nga sapunët delikat për fytyrën, të pasur me vitamina dhe përbërës të tjerë si avokado, mandarina, fara chia, mjaltë, qumështin e gomaricës, dhisë, gamileve, buallëve e karbonit mjaft efikas për lëkurat e yndyrshme.

Setet unike me aromat e luleve nga kopshtet më të veçanta të botës, që iu japin ndjesinë e luksit gjatë dushit tuaj , produktet dedikuar foshnjave, meshkujve apo lëkurave të llojeve të ndryshme, problematike apo jo, do të jenë tashmë pjesë e pandarë e rutinës suaj.

OLIVOS ka menduar edhe për një spa në shtëpinë tuaj që nga sapunët anticelulit, nga pluhurat që do të zbusin këmbët tuaja ( për një pedikyr në shtëpinë tuaj ) e deri tek sapunët që pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura.

Në gamën e gjerë të këtyre produkteve gjeni zgjidhje dhe për problemet që mund të keni me flokët apo me skalpin e kokës.

E nëse kërkoni të bëni një dhuratë unike OLIVOS mbetet gjithnjë një ide e bukur për kujtime që zgjasin bashkë me aromat fantastike të tyre. Ai vjen në ndihmë për çdo festë tuajën, me produkte të personalizuara, si festa e dashurisë, e gruas ,Vitit të Ri dhe ardhjes së fëmijës në jetë.

Bëjini dhe ju sapunët OLIVOS pjesë të rutinës suaj, qofshi femra apo meshkuj. Për çdo informacion tjetër vizitoni faqen www.olivos.al ose Instagram olivos_beauty_care.

E nëse doni të ndjeni aromën e tyre dehëse vizitojini nga afër në katin e 1 – rë COIN.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF