KreuCelebrity

Fansat shpëtojnë nga kanceri i lëkurës yllin e rrjetit social!

“Arrita ta zbuloj në kohë dhe të shpëtoj falë dy të panjohurve – kjo është mënyra perfekte për të kujtuar se bota, është një vend i mrekullueshëm“! Përmes këtij postimi, 24 vjecari nga Kalifornia, Alex  Griswold, me gati 500 mijë ndjekës në rrjetin social TikTok tregoi sesi mundi të shpëtojë nga kanceri i lëkurës.

Aventura e tij e fundit nuk ishte dhe aq e këndshme, port ë paktën pati fund të lumtur. Gjithshka nisi në 2 dhjetor, kur Alex postoi një video-parodi me të shoqen, Melinda, ku ai shihej duke ironizuar momentin sesi fërkimet e lehta në kurriz përfundonin në séance për heqjen e pucrave. Por ndërsa tregoi shpinën, dy ndjekës dalluan se njër nishan kishte formë të crregullt.

Ata e nxitën të vizitohej menjëherë tek dermatologu, dhe rezultoi se kishin të drejtë: ishte melanomë në fazë fillestare. Për fat u kap në kohë, dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, Alex mund të marrë fryme lirisht, se më e keqja kaloi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF