Shuma e “cmendur“ e bizhuve të Jennifer Lopez në Sag Awards, i la të gjithë pa fjalë!

Se mos menduat se nuk kishte asgjë ekstravagante në veshjen e Jennifer Lopez tek ceremonia e cmimeve SAG Awards! Ylli u shgaq tejet elegante me fustanin e zi të thjeshtë bust, me flokët e kapura dhe disa bizhu që nuk “ bërtisnin“. Po në fakt, edhe pse nuk dukeshin, bizhutë e Jenniferit treguan se ajo nga ekstravaganca nuk heq dorë, dhe këtë radhë, bëhej fjalë për ekstravagancë cmimi: ajo mbante varëse me diamant  Cascading Diamond Drop Necklace (73.55 karatë), një byzylyk Secret Cluster Diamond (35.42 karatë), një byzylyk tjetër në formë dardhe po me diamantë (59.27 karatë), disa unaza plus edhe vëthët me të njëjtat gurë të cmuar prej 14 karatë, që të gjitha këto nga Harry Winston, e që bashkë, kapin shumën marramendëse të 9 milionë dollarëve!!!.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article