Nuk ka shumë që e pranoi hapur lidhjen e saj me ish deputetin Mark Frroku, dhe ndonëse ne fillim e anashkalonte përmendjen e kësaj lidhjeje, Rudina Dembacaj që nga momenti kur doli hapur, nuk po frenohet më. Pas fotove që I tregonin të dy bashkë të lumtur në krah të njëri tjetrit në Itali, moderatorja tregoi me postimet e fundit se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me fëmijët e tij. Ajo nxorri disa foto në rrjetet sociale ku shihen të gjithë bashkë, të qeshur e të gëzuar!!



















