Trishtim për Klajda Gjoshën; politikania humb babain!

 

Klajda Gjosha ka përjetuar një humbje të madhe këtë të mërkurë. Vetëm para disa orësh, i ati është larguar nga jeta duke lënë pas trishtim e zi tek familjarët e të njohurit.

Ish-ministrja e pikëlluar për ndarjen nga jeta të babait ka ‘derdhur’ disa rreshta ndjenjash e përjetimesh në rrjetin social Instagram, duke shprehur se sa shumë është lënduar nga kjo humbje e madhe.

“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrij të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë”; ka shkruar Gjosha në statusin që me siguri është më i trishti që ka shkruar ndonjëherë

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article