Adele më e dobët se kurrë, shfaqet mahnitëse në festën e Beyonce!  

 

Së fundmi në çdo dalje të saj, Adele po na lë pa fjalë me paraqitjen e saj. Teksa prej muajsh këngëtarja 31 vjeçare ka ndryshuar rrënjësisht stilin e jetesës duke humbur më shumë se 40 kilogramë ajo po shfaqet gjithmonë dhe më e dobët.

 

Ylli i “Hello” është fotografuar këtë të dielë në festën e organizuar nga çifti Beyonce –Jay Z, pas natës së Oscar. Adele dukej mëse e mrekullueshme me siluetën e saj të re, e veshur me një fustan me print leopardi. Shumë larg figurës së mbushur me të cilën jemi mësuar ta shohim yllin britanik, duket se Adele ka fituar një fizik prej modeleje.

Kohët e fundit ajo zbuloi se si ka arritur te humbase rreth 40 kilogramë, e cila erdhi pas një diete me ‘lëng jeshil dhe konsumimi i 1000 kalorive në ditë’

Trajnerja personale e Adele me qendër në Los Angeles, Camila Goodis zbuloi se ndryshimet në trupin e Adele janë kryesisht në rënie të konsiderueshme nëpërmjet konsumimit te kalorive te domosdoshme.

Këngëtarja fillimisht zbuloi paraqitjen e saj më të re gjatë Krishtëlindjes dhe gjithashtu tregoi fizikun e saj të zbukuruar gjatë një pushimi në Anguilla me Harry Styles në fillim të këtij viti

Besohet se këngëtarja e ‘’Rolling In The Deep’’ transformoi fizikun e saj pas një rregullimi diete, duke u frymezuar per ta bere këtë për djalin e saj, Angelo, shtatë vjeç.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article