Alketa ‘vodhi’ minuta në Sanremo; Ja reagimi publik i prezantuesit Amadeus

Alketa Vejsiu la gjurmë në mediat shqiptare e ato italiane për pjesëmarrjen e saj në skenën e festivalit të njohur italian “Sanremo’. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin e njohur “Porta a porta’ të Bruno Vespës ku është diskutuar pikërisht për Sanremon dhe Vejsiu foli për eksperiencën dhe përjetimet e saj në skenën e Ariston.

E pyetur nga prezantuesi Bruno Vespa, për momentin kur Alketa zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, moderatorja shqiptare u shpreh se i vodhi dy minuta më shumë kohë për të realizuar ëndrrën e saj.

I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai (Amadeus) është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek”.

Fakti që Alketa foli dy minuta më shumë seç ishte parashikuar në prova, u vu re në momentin që ajo doli nga skena me Amadeus, dhe nga mikrofoni i hapur u dëgjua një audio e dikujt që fliste me dyshen e prezantuesve: “4 minuta? Po kishim rënë dakord”!

Por çfarë mendon drejtori artistik dhe prezantuesi i edicionit të 70-të të Sanremos, Amadeus?

I ftuari kryesor në emission, Amadeus u ndal të fliste për herë të parë në publik edhte për ‘incidentin’ me Alketa Vejsiun e cila tejkaloi minutazhin e saj prej 4 minutash.

Ai u shpreh se ishin pikërisht këto të papritura që e bënë festivalin edhe më special dhe se kushdo në mënyrën e vet dha kontributin personal.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

Italian Sanremo Festival artistic director Amadeus (L) and Albanian tv host, singer and producer Alketa Vejsiuon (R) pose on stage at the Ariston theatre during the 70th Sanremo Italian Song Festival, Sanremo, Italy, 06 February 2020. The festival runs from 04 to 08 February. ANSA/ETTORE FERRARI

 

Previous ArticleNext Article