KreuStil Jetese

Veshjet perfekte për Shën Valentin!!!

Keni në plan ta festoni jashtë Shën Valentinin? Pavarësisht nëse do të jeni me të dashurin apo mikeshat, ky konsiderohet si rasti më i mirë për t`ia bërë qejfin vetes duke u dukur sa më bukur.

Është koha e printit animal, dhe e ngjyrës rozë, sepse konsiderohet mëse e përshtatshme për rastin. Le të jetë ca e fortë dhe e guximshme, ju doni të bini në sy!

Lëkura ju nxjerr nga “halli“, sepse shkon shumë mirë për një situatë të tillë. Për një look “glamour“, zgjidhni ngjyrën e zezë.

Fustani i shkurtër xhaketë po “bën namin“ së fundi dhe shihet si trend i përshtatshëm për të gjithë

Ngjyra nude ju nxjerr nga situata e do t`ju bëjë të dukeni e sofistikuar

Por sado e cuditëshme të tingëllojë, këshillohet dhe kostumi, ku do të preferohej ai i zi ose në ngjyrë pastel

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF