Në prag të martesës; çifti i njohur shqiptar i jep fund lidhjes!

Prej vitesh ata kanë jetuar një histori të bukur dashurie, aq sa së fundmi boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku po planifikonin të martoheshin.

Por siç rëndom kohët e fundit po ndodh, nëse një çift po kalon një krizë, apo edhe i jep fund marrëdhënies, në rrjetin social Instagram lehtësisht mund të zbulohet gjithçka.

Në profilet e Robin dhe Heidi, së fundmi janë parë ndryshime, duke bërë që të dyshohet se dyshja nuk janë bashkë. Fotot së bashku, komentet e shprehje dashurie ndaj njëri tjetrit janë fshirë nga instagramet përkatëse të dyshes, e madje ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin.

Prova si këto në ditët e sotme janë prova të mjaftueshme, për të kuptuar se diçka nuk po shkon me një çift. Gjithsesi nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një krizë momentale të boksierit e modeles shqiptare, apo nëse me të vërtetë dyshja i ka dhënë fund lidhjes.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article