KreuCelebrity

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë, Irma Libohova rrëfen parandjenjën e fortë!

Puntata e radhës e “Soiree“ nga Jonida Shehu iu kushtua të madhes Nexhmije Pagarusha. Disa prej artistëve që kanë qenë të afërt me të ishin ftuar nga moderatorja të përcillnin kujtimet e ndjesitë e tyre.

Irma Libohova tha dicka shumë prekëse. Ajo foli për një postim në Instagram që e kishte bërë vetëm një ditë përpara se Pagarusha të shuhej.

“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kamprovuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpërshtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe ishkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha qëpo është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste”, tha Irma.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF