“Mos flit dhe mos më puth”: këngëtarja shqiptare rrëfen takimin e parë me familjen e burrit dibran!

 

Kur një vlonjate (dhe jo vetëm) hyn në derën e një dibrani; duket se i duhet të njohë disa rregulla (të pashkruara), por që ende sot respektohen në familjet veriore.

Silva Gunbardhi e ftuar në “E Diell” ka rrëfyer takimin e saj të parë me familjen e bashkëshortit Dafi.

Para se Dafi t’i prezantonte familjes të zgjedhurën e tij, ai i ka dhënë disa porosi nuses së tij vlonjate; Nuk duhet të flasësh dhe nuk duhet të më puthësh; ishte porosia që Silva duhet të kishte parasysh.

Kur shkuam për herë të parë në shtëpinë e Dafit, më tha: Zemër dëgjo, përpara njerëzve nuk do ma kthesh fjalën se unë jam burri. Ti mos e hap gojën se flas unë në vendin tënd. Pastaj i sqarojmë më vonë muhabetet. Por gjëja më e lezetshme ka qenë darka e parë fare. Kishte ardhur gjyshja dhe këshilla e dytë që më dha Dafi ishte: ‘S’ka puçi-puçi para njerëzve’. Në një moment Dafi harron dhe më turret mua, më puth, më përqafon kur bërtet gjyshja: ‘Oj nuse shkreta ca je tu bo oj nuse. Nuk puthet nusja kështu’. Më foli mua që të dëgjonte Dafi se s’mund t’i fliste djalit të shtëpisë’, sqaroi Silva në programin “E Diell”.

Silva dhe Dafi janë të martuar dhe janë prindër të një djali.

Previous ArticleNext Article