Prindër që kalojnë kohë pa fëmijët; një mënyrë që mund të shpëtojë miliona martesa!

 

Kur në jetën e një çifti vjen një apo më shumë fëmijë, atëherë nisin të lindin problemet e vërteta mes çiftit, pasi shpesh e gjithë vëmendja shkon tek fëmijët, duke lënë mënjanë njëri tjetrin. Sociologët vazhdimisht janë shprehur se ky është një gabim shumë i madh që prindërit e rinj bëjnë, pasi edhe me fëmijë ju mund të jeni sërish ai çifti romantik që doni fort njëri tjetrin.

Arratisjet pa fëmijët, duket se mbetet një nga mënyrat më të mira për të forcuar marrëdhënien, por jo vetëm. Të largoheni diku vetëm ju të dy, pa marrë fëmijët me vete nuk do t’i shërbejë vetëm romancës tuaj, por duket se kjo do është diçka shumë e mirë edhe për të vegjëlit që të kuptojnë që mami dhe babi kanë nevojë për kohën e tyre vetëm.

Më poshte ju rendisim katër arsye pse të udhëtosh vetëm me partnerin do të të shpëtojë martesën:

Do të kuptoni se ju jeni më shumë se një prind: Kujtoni gjithmonë se para se të sillnit në jetë fëmijët, ishit vetëm ju të dy; dashuruat fort njëri tjetrin. Të rrish gjatë gjithë kohës në shtëpi me fëmijët duke dëgjuar ‘mami’ dhe ‘babi’ 1000 herë në ditë, ju do të harroni emrin tuaj dhe e pandërgjegjshmja juaj do t’ju diktojë se ju jeni vetëm prind, duke e harruar totalisht veten tuaj.

Do t’ju ndihmojë të rriteni në marrëdhënien tuaj: Nëse ju vini gjithmoë fëmijët si prioritet në martesën tuaj, atëherë është e pashmangshme që marrëdhënia me partnerin do të jetë në ‘pauz’. Të largoheni për një farë kohe nga fëmijët do t’ju japi mundësi që të bëni disa bilance me parterin tuaj; të flisni gjatë e të rriten si partnerë. Me siguri edhe nëse debatoni kur të jeni vetëm ju të dy, do të gjeni tek njëri tjetri ato difektet e vogla pas së cilave u dashuruat dikur.

Fëmijët tuaj do të kuptojnë se martesa juaj është shumë e rëndësishme: Në momentin që ju largoheni nga shtëpia duhet t’i shpjegoni fëmijëve se mami dhe babi kanë nevojë për pak kohë vetëm dhe se kjo është diçka shumë e mirë për dy të rritur. Në të kundërt nëse ju rrini gjatë gjithë kohës me fëmijët duke i shërbyer atyre 24/24, ata do të mendojnë se kështu duhet të jetë dhe se ata janë qendra e botës.

E fundit dhe më e rëndësishmja; arratia e ëmbël është një mënyrë për t’i treguar dashuri partnerit. Kur i keni thënë për herë të fundit njëri tjetrit “të dua” duke u parë në sy. Nëse jeni bëni pjesë tek ata prindër që që kur kanë ardhur fëmijët në jetën tuaj, nuk jeni shkëputur prej tyre, me siguri nuk do dini t’i përgjigjeni kësaj pyetje. Epo tunduni, është koha t’i jepni kohë marrëdhënies tuaj, mos harroni se dy prindër që duan njëri tjetrin janë prindër edhe më të mirë për fëmijët e tyre.

 

Previous ArticleNext Article