Historia e dashurisë së moderatores shqiptare: “Që në fillim mora valixhen, dhe nuk ika më“!

Moderatorja dhe autore e disa programeve në ‘Digitalb’, Elona Duro, tek “Rudina“ në Tv Klan bëri më shumë rrëfime të natyrës personale. Elona rrëfeu me ciltërsi fillimet e lidhjes me bashkëshortin Lorenc Goga.

Së bashku, ata kanë dhe një djalë 2-vjeçar, Tomasin. “Ne takohemi në prill të 2015-ës, sepse unë do i prezantoja Lorencit një shokun tim dhe ata me punë biznesi do vazhdonin punët e tyre. Unë lë shokun në tavolinë dhe largohem. Më saktë, Olti Curri, mikun tim, e prezantoj me Lorencin përmes një shoqes sonë dhe largohem me idenë që “ju vazhdoni tani, sepse unë kam punët e mia”. Që nga ajo kohë, Lorenci më kishte ndjekur në rrjetet sociale, like, komente, por mendoja si një nga ndjekësit që ne kemi të shumtë në rrjetet tona sociale. Pas një viti ne takohemi sërish, gati-gati në po të njëjtën ditë, në orët e para të mëngjesit, në një lokal nate ku të dy ishim në qejfin tonë, pasi kishim konsumuar edhe pak gota alkooli. Unë i prezantohem dhe më thotë të njoh si sot një vit më parë, të ndjek dhe në rrjetet sociale”.

Bashkëjetesa, sic tregoi Elona, nisi që pas takimeve të para. “Që pas asaj nate, u takuam për një ‘first date’ zyrtarisht. Madje, Lorenci e tregon me të qeshur që pas takimit të parë dhe të dytë, kështu në darkë ose një gotë verë, më tha: “Hajde qëndro nga unë, se unë jetoj vetëm. Edhe unë jetoja vetëm në atë kohë dhe Lorenci thotë nuk e harroj asnjëherë “ti more valixhen dhe nuk ike më”. Dhe realisht, që pas takimeve të para, ne filluam bashkëjetesën dhe po kështu natyrshëm erdhi dhe fejesa, ceremonia e martesës dhe djali Tomas. Erdhën gjërat shumë natyrshëm dhe si fryt i dashurisë sonë, që ndoshta mund të konsiderohet si dashuri me shikim të pare,” është shprehur ajo.

Previous ArticleNext Article