61 milionë dollarë pasuri, Kirk Douglas nuk i le djalit asnjë kacidhe!

Në foto shfaqeshin gjithmonë të qeshur bashkë, dhe dukeshin mjaft të afërt. Ndaj befasoi shumë lajmi që Kirk Douglas, i cili ndërroi jetë më herët këtë muaj në moshën 103 vjecare, paratë e tij i ka cuar për bamirësi, e nuk i ka lënë gjë të birit 75 vjecar, Michael.

Ishte ky i fundit që e kishte njoftuar vdekjen e të atit në 5 shkurt përmes një postimi në Instagram, ku përfshiheshin edhe disa foto të ikonës së kinemasë.

“ Për botën ai ishte një aktor nga epoka e artë e filmit, I cili jetoi shumë përtej viteve të tij të arta, një njeri me shumë humanizëm, angazhimi i të cilit ndaj drejtësisë dhe kauzave tek të cilat besonte, ishte një frymëzim për të gjithë. Por për mua dhe vëllezërit e mi, Joel dhe Peter ai ishte thjesht babi, për Catherine, vjehrri i mrekullueshëm, për nipërit e mbesat, gjyshi që i donte aq shumë, dhe për të shoqen, Anne, një bashkëshort I jashtëzakonshëm”, pat shkruar Michael.

A e ka ndryshuar vallë mendimin tani pas hapjes së testamentit, pyesin disa…

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article