KreuHoroskop

Parashikimi Astrologjik 1 javor; ja ç’parashikojnë yjet për datat 24 Shkurt- 30 Shkurt!

 

Nga Meri Shehu

Dashi: Shpirtërisht do ndjeni një frymëzim ose një nevojë të brendshme për të realizuar veten apo, për të hedhur hapa përpara, sidomos në jetën personale.

Demi: Më në fund do saktësoni një mendim, një ide apo një shoqeri e një njohje, për të cilën do veproni ose do filloni të bashkëpunoni.

Binjakët: Ndoshta në këtë moment po vraponi më shpejt se duhet për të kapur gjëra dhe mundësi dhe keni harruar që diçka nga e kaluara pritet të realizohet apo të sqarohet.

Gaforrja: Në çështje të karrierës do keni një impuls ngritje apo publiciteti, por ndërkohë keni akoma punë për të bërë në çështje me jashte vendit, apo çështje ligjore.

Luani: Një mundësi e mirë në këtë periudhë për të i, apo për të shprehur  ndjenjat tuaja. Por duhet të keni parasysh se keni marrëdhënie që duhet t’i sqaroni nga e kaluara.

Virgjeresha: Shumë plane që keni e bëjnë jetën tuaj shumë interesante dhe intensive. Tani është momenti të ktheni përmbys gjërat që ju kanë penguar apo vështirësuar.

Peshorja: Do keni një propozim shumë të bukur bashkëpunimi dhe ndoshta do bëheni shumë optimist.  Por kjo nuk mjafton të shkëputeni dot nga një punë apo përgjegjësi që keni.

Akrepi: Duket sikur askush nuk dëshiron t’ju mbështesë në lidhje me një veprimtari të re pune. Mund të hiqni dorë për disa ditë akoma dhe të merreni me gjërat e vjetra, apo çështjet personale.

Shigjetari: Shumë lëvizje dhe ide në lidhje me vendbanimin tuaj apo kënaqësinë dhe rregullimet apo ndryshimet që doni të bëni aty. Në jetën erotike do jeni shumë flirtues pa rregulla.
Bricjapi: Një çështje tradhëtie personale ju preokupon por kjo do kalojë shpejt dhe do kuptoni që lidhjet me njerëzit nuk mund të këputen aty ku ju keni dhënë shumë ndjenjë.

Ujori: Jemi në një moment ku do rregullohen disa nga gabimet që keni bërë në të kaluaren. Ka ardhur momenti të merrni meritat dhe të zbukurohet jeta juaj e përditshme.

Peshqit: Tani është momenti ku takohet e shkuara dhe e ardhmja në shenjën tuaj. Ka një pikë të dobët pasi e keni vështirë të ndaheni nga gjërat që mendonit se ishin aty gjithmonë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF