KreuStil Jetese

Trump në Indi, plas “gara“ e modës mes Melanias dhe Ivankës!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet në Indi, për një tur zyrtar, por mediat rozë, nga kjo vizitë e tij kanë fiksuar vetëm pjesën që përfshin të shoqen, Melanian, dhe të bijën, Ivankën. Presidentin amerikan e shoqëronin të dyja në këtë ndalesë. Ivanka mbërriti e veshur me një fustan të bardhë me mëngë trecerekëshe dhe lule të kuqe. Veshja e saj ishte e thjeshtë por mjaft elegante dhe vajza e kreut të Shtëpisë së Bardhë mori shumë komplimente për të.

Hijeshinë kombinimit ia shtonin edhe më shumë këpucët e kuqe me takë të lartë.

Më vonë gjatë vizitës, Ivanka u shfaq me një fustan me lule, në ngjyra të forta ku mbizotëronte jeshilja, një nga ngjyrat e flamurit Indian.

Të gjelbrën e  kishte përdorur edhe Melania në veshjen e saj; Zonja e parë kishte zgjedhur një “jumpsuit“ të bardhë me një shall të madh jeshil në mes. Edhe ajo, për hir të së vërtetës dukej mjaft elegante!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF