KreuArt

Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Niko Kanxheri; 3 legjenda në një foto njësoj si tek Remark!

 

Pasi ndanë bashkë auditorët e Insitutit të Arteve më shumë se 50 vite më parë, Timo Flloko, Mevlan Shanaj dhe Niko Kanxheri do të mbeteshin shokët e pandarë, që kanë ditur të ruajnë një miqësi që i kaluar 5 dekada jetë.

Ata që i njohin personalisht e dinë mirë, se në mos çdo ditë, herë pas here tre legjendat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar do ta gjejnë kohën që të bëhen bashkë, për të ndarë mendime e opinione; për gëzimet e shqetësimet; për arritjet e zhgënjimet; për nipërit e mbesat; apo edhe për të cëmbuar njëri tjetrin teksa kujtojnë çapkënllëqet djaloshare.

Njëjtë ka ndodhur edhe këtë mëngjes shkurti, teksa tre miqtë e ngushtë pasi janë takuar në ambientet e kinema Millenium dhe kanë konsumuar kafen dhe bisedat e këtij mëngjesi; kanë shkrepur një foto dhe siç e do ‘tradita’ e kohëve të sotme; ka qenë Shanaj ai që e ka postuar në rrjete sociale.

Njësoj si ‘3 shokët’ e Remarkut; por fatmirësisht ky paralelizëm nuk lidhet me asnjë peripeci apo fatkeqësi të ‘shokëve’ që i mbijetuan Luftës së Parë Botërore në librin e njohur; por njësoj si ata, edhe Timo, Mevlani dhe Niko kanë ditur t’i thurin një himn lidhjes së shenjtë të miqësisë.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF