U zhduk nga gjithçka; Këngëtarja bën rrëfim shokues: “Jam mbajtur peng, droguar dhe përdhunuar”

Këngëtarja e njohur Duffy ka bërë së fundmi një deklaratë dhe rrëfim shokues për një anë të errët të jetës së saj. Vetëm pak orë më parë në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ylli i “Merci” ka rrëfyer atë çfarë i ka ndodhur dhe arsyet e zhdukjes së saj nga vëmendja e publikut.

“Shumë prej jush mund të kenë pyetur veten se çfarë më ka ndodhur mua, ku dhe përse jam zhdukur. E vërteta është, dhe më besoni kur them që jam mirë tani, se më përdhunuan, më droguan dhe më morën peng për disa ditë. Sigurisht mbijetova. Shërimi mori kohë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i thënë këto gjëra. Por mund t’ju them se gjatë dekadës së fundit, mijëra dhe mijëra ditë doja të ndjeja diellin në zemrën time dhe tani dielli shkëlqen.”

35-vjeçarja nuk ka treguar se në çfraë periudhe ka ndodhur ngjarja e rëndë që i ka shenjuar jetën, por ka kërkuar respektimin e privatësisë dhe mbështetje në këtë moment.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article