E shoqja e Arian Canit rrëfehet për herë të parë në ekran për vajzën dhe bashkëshortin!

Me tipin e tij të hedhur, Arian Cani u bë shpejt i njohur për publikun. Moderatori i pyetjeve pikante megjithatë, duket shumë ndryshe nga e shoqja, mjaft e tërhequr dhe që përgjithësisht e ka shmangur dritën e prozhektorëve, duke preferuar të mos bjerë në sy si bashkëshorti i vet i famshëm.

Por këtë radhë Enida Petro , dentiste dhe pediatre, ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre. Ishte Rudina ajo që kujtoi se Enida është bashkëshortja e gazetarit, me të cilin kanë dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

Enida tregoi se Ariani paska një dashuri për teatrin, të cilin ia ka trashëguar dhe të bijës. Ja, kjo ishte një gjë që nuk e dinim për moderatorin, dhe një pasion shumë i bukur për t`u përcjellë tek fëmijët.

Previous ArticleNext Article