Prestigjiozja BBC: “Nuk do të kishte Eurovizion pa baladën e Arilena Arës”

Prestigjiozja britanike BBC, i ka dedikuar një artikull disa artistëve pjesëmarrës në festivalin europian të këngës Eurovision 2020. Në mesin e këngëtarëve në listën e BBC që do të përfaqësojnë shtetet respektive, renditet edhe shqiptarja Arilena Araa e cila konkurron me këngën “Shaj”.

“Shaj” është prej kohësh në mesin e këngëve më të dëgjuara të Eurovision dhe duket se mund të renditet në Top 5″, shkruan BBC, duke vijuar më tej…“Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5.”

Arilena Ara do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë gjysmë finale më 14 maj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article