Covid-19/ ISHP Jep 5 mënyra për tu mbrojtur nga rreziku

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin. Me konfirmimin e rasteve të para në vend, autoritetet kanë bërë thirrje që të ruani qetësinë, por edhe të bëni kujdes me higjenën. Institucionet shtetërore kanë bërë thirrje të bëni kujdes dhe të informoheni mbi masat e duhura për parandalim.

Këshillat për Parandalimin
ISHP ka dhënë pese këshilla se si të mbroni veten dhe familjen fare lehtë.

1. Mbani distancë nga njerëzit që teshtijnë spo kolliten

2. Lexoni të gjithë informacionet zyrtare lidhur me COVID-19

3. Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të përhapur parandalimin e sëmundjes dhe për tu shëruar

4. Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

5. Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin: jo duart tuaja. Mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Çfarë të evitoni?
Mundohuni të evitoni kontaktet me kafshët e gjalla si dhe tregjet ku tregëtohen kafshë të gjalla. Eleminoni konsumin e produkteve e produkteve të mishit kur janë të pagatuara ose të pagatuara mirë. Çdo produktapo nënprodukt që vjen nga kafshët duhet të trajtohet e të gatuhet më parë.

Bëni kujdes që të respektoni rregullat bazë të higjenës gjatë gatimit. Jini vigjilentë ndaj simptomave që ky virus shkakton dhe izolohuni sa më parë në rast se ndjeni shqetësime. Për çdo komplikim me shëndetin që mendoni se lidhet me koronavirusin, telefononi në numrin e porsaçëm 127

Top Channel

Previous ArticleNext Article