KreuCelebrity

Koronavirus na njohu me Bojken, djalin yll të bukur të Lorik Canës!

Lorik Cana i cili ndodhet me familjen në shtëpinë e tij në Itali, shtet që prej ditës së djeshme është në karantinë, ka bërë pak minuta më parë një lidhje direkte në programin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të rrëfyer eksperiencën personale në familjen e tij si  dhe situatën aktuale me koronavirusin në Itali.

Cana bëri thirrje që si në Itali, edhe në Shqipëri qytetarët duhet të rrinë në shtëpi dhe të mos e marrin mbylljen e shkollave dhe të punëve si ditë pushimi, por si ditë karantimi në banesë.

Gjatë lidhjes direkte pranë tij u afrua djali katër vjeç  e gjysmë Bojkën, duke bërë kështu për herë të parë daljen e tij publike në një ekran televiziv.

Ndonëse kjo ishte një shfaqje spontane e Bojkenit, ne patëm mundësi të shihnim për herë të parë portretin e bukur të sykaltrit të mami Monikës dhe babi Lorikut.

Ish- kapiteni i Kombëtares dhe bashkëshortja e tij Monika janë treguar tejet diskretë duke u kujdesur që të mos i shfaqin fëmijët në publik, por çakpëni Bojken sot ‘theu’ rregullat!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF