KreuBusull

Kujdes! 700 mijë lekë gjobë për pacientët që nuk tregojnë se së fundmi kanë qenë në Itali!

Ka patur disa raste këto ditë kur pacientët nuk i kanë treguar stafit mjekësor se së fundmi janë kthyer nga një udhētim në Itali, duke u bërë kështu burim për të infektuar me koronavirus bluzat e bardha, siç edhe ka ndodhur.


Për të evituar që këto raste të mos përsëriten shteti ka marrë masa drastike duke gjobitur me një vlerë prej 70 mijë lekë të rinj për ata që nuk tregojnë se së fundmi janë kthyer nga Italia. Por janë edhe tre kategori njerēzish që gjobiten me këtë shumë:

a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;

b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;

ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF