KreuStil Jetese

Nuk ka as “Met Gala”! Koronavirusi shtyn GALA-n më të shumëpritur të modës

Vetëm pak ditë pasi New York-u mbylli industrinë kulturore në vend për shkak të frikës së koronavirusit, një nga ngjarjet më të mëdha të tapeteve të kuqe të vitit është shtyrë.

“Met Gala”, eventi që zhvillohet gjithmonë të hënën e parë të muajit maj, një partneritet midis “Metropolitan Museum Costume Institute” dhe revistës Vogue, do të zhvendoset në një datë të mëvonshme për shkak të shqetësimeve për efektet dhe shpërthimin e koronavirusit të ri.

Muzeu Metropolitane mbylli dyert për publikun të enjten e kaluar pasi dy punonjës të tij u identifikuan si të dyshuar të infektuar me Covid-19. Sipas burimeve të brendshme, dyert e MET do të mbeten të mbyllura deri të paktën në 4 Prill dhe me shumë gjasa gala-ja e këtij viti nuk do të mbahet më 4 Maj.

Kryesuar nga Anna Wintour, drejtoresha artistike e Condé Nast, gala-ja është njëkohësisht një party që tërheq miliona shikime në mediat sociale ndërsa të ftuarit janë personazhet më në zë të Hollywood-it që vishen “çuditshëm” e në përshtatje me tematikën e përcaktuar. Eventi është organizuar për të mbledhur fonde për mirëmbajtjen e Muzeut të Artit, ndërsa biletat që të jesh i pranishëm në Met Gala kapin shifrën e mijëra dollarëve!

Për shkak të 150-vjetorit të krijimit, viti 2020 do të jetë një vit historik për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Në përputhje me përvjetorin, Instituti i Kostumeve të Artit njoftoi se tema e Met Gala do të ishte “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja”, ndërsa tashmë pritet të përcaktohet data e re e zhvillimit të eventit.

­

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF