Lori Hoxha rikthehet në Instagram për të dhënë një mesazh të fuqishëm!

Lori Hoxha kishte vendosur të largohej për ca kohë nga rrjetet sociale dhe siç u shpreh e motra, Sara pak ditë më parë, ajo thjesht po i kushton kohë vetes, po udhëton botën dhe po distancohet nga teknologjia.

Por fashionistja e njohur shqiptare pas 1 muaj e gjysmë “zhdukje” është rikthyer me një postim në llogarinë e saj dedikuar koronavirusit dhe situatës në të cilën ndodhet bota dhe vendi ynë.

Duke dashur të jetë pozitive dhe duke shpresuar që e gjitha të kalojë sa më shpejt, trashëgimtarja e Top Media-s shkruan:

Nuk e besoj dot që kjo është jeta reale tani! Gjërat që marrim për të mirëqena si shëndeti dhe liria jonë, tani duken më me vlerë se kurrë. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt dhe të ndiqni rregullat pasi duhen më shumë se kurrë për të mirën e të gjithëve që duam dhe i çmojmë shumë! Distancimi social është kryesor, por të shohësh të gjithë që janë bërë bashkë për herë të parë në mediat sociale dhe angazhohen, përpiqen të argëtojnë dhe të dërgojnë dashuri tek të tjerët, është e mrekullueshme! Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do t’ia dalim!”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article