Mesazhi tronditës i italianes që humbi nënën nga koronavirusi: E lamë vetëm, nuk mundëm as…

Alessandra Raggi i ka bërë të përloten ata që lexuan mesazhin e saj. Librashitësja nga Firenza rrëfeu me një mesazh në rrjetet sociale dramën që I shkaktoi koronavirusi familjes së saj. E ëma vdiq nga Covid 19 dhe Alessandra nuk kapërcen dot faktin që u detyruan ta lënë vetëm ( nuk lejohet njeri pranë pacientëve me koronavirus). “ Po jetoj një makth që duket joreal”, ka shkruar ajo duke treguar kështu mes këtyre rreshtave të gjithë dhimbjen e vet.

“Kur të themi se koronavirusi dëmton vetëm pleqtë, harrojmë se janë këta pleq ata që na kanë ushqyer, na kanë rritur, edukuar, por mbi të gjitha, na kanë dashur. Ajo që për dikë është thjesht një numër më shumë, për dikë tjetër është gjëja më e shtrenjtë në botë. Do të të sjell lule. Faleminderit. Faleminderit. I lexova dhe rilexova fjalët tuaja pafundësisht dhe kanë qënë në këto ditë të pafundme, oksigjen i pastër. Po jetoj brenda një makthi sureal. Dhe besomëni, kush ka fatin ta jetojë nga “jashtë”, nuk e ka as idenë se çfarë do të thotë. E lashë mamanë time të shtunën pasdite në urgjencë që më buzëqeshte dhe fliste, shumë të lodhur nga tre ditë me temperaturë dhe dizanteri. Nuk arritëm t’i qëndronim pranë as unë, as im atë. Pastaj çdo gjë ndodhi brenda një momenti. Në dy të natës ra telefoni: ajo nuk ishte më. Kishte dalë pozitive me koronavirus. Në atë moment nisi karantina për ne familjarët. Ne të katërt, në shtëpinë tonë, babai në shtëpinë e tij, i vetëm.  Atë që dimë për mamin, që nga ai moment është se për një ditë, trupi i saj mbeti në morg dhe dy ditë më pas është mbështjellë me një çarçaf të bardhë (të vdekurit nga koronavirusi nuk vishen) dhe është dërguar në Trespiano, ku edhe po prehet. Një kryq prej druri ka shënuar fundin e udhëtimit të saj në tokë. As lule, as lutje. Një e-mail do të na informojë se ku do ta gjejmë, nëse Zoti do të dojë që të dalim të gjallë nga ky burg.  Burgimi i një dhimbjeje dërrmuese që vjen jo vetëm nga zija, por edhe nga fakti se na u desh ta linim atje, vetëm, brenda një urgjence. Që nuk arritem ta shoqëronim, ta qanim dhe të luteshim mbi arkivolin e saj. Se nuk mundem t’i çonim as edhe nje lule. … Shpresoj që të dalim shëndoshë e mirë që të pestë dhe lutem për të gjitha familjet që kanë pësuar të njëjtën humbje si unë. … As unë dhe as familja ime nuk i kemi kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria, madje i kemi respektuar. Edhe fëmijët e mi kanë qënë të përgjegjshëm që në momentet e para. I mbylla dyert e vendit tim magjik (librarisë) para se të ma kërkonte Conte. E bëra për të mbrojtur prindërit e mi, familjen time, komunitetin. Dhe si çmim mora humbjen e mamasë time, e cila ishte e para vdekje në Firenze…” shkruan Alessandra.

Previous ArticleNext Article