Aktorja humb babain nga koronavirus; Fotoja e lamtumirës të prek në shpirt!

Aktorja e njohur Sophia Myles ka humbur babain e saj. I ati Myles ndërroi jetë për shkak të koronavirusit dhe aktorja e dha lajmin në Twitter shoqëruar me një foto me babain e saj Peter, në çastet e fundit të jetës.

Ylli i “Doctor Who” ka publikuar foton me babain i ciki shihet i intubuar për shkak të gjendjes së rënduar dhe duke prekur mijëra njerëz në gjithë botën.

E veshur me veshjet speciale mbrojtëse, ajo shihet teksa përkëdhel ballin e të atit dhe tha se po i publikon në rrjetet sociale momentet e fundit të jetës së të atit për të dhënë një mesazh të fortë për të gjithë.

Dje bëra një udhëtim për të parë babain tim. Ky është realiteti i rëndë i Koronavirusit. U prehsh në paqe Peter Myles. Babai im I dashur ndërroi jetë pak orë më parë. Ishte Koronavirusi që e mori prej nesh”, shkroi Myles.

 

Previous ArticleNext Article