KreuStil Jetese

Pandemia ‘’godet’ burgun, producenti Harvey Weinstein i infektuar me koronavirus

Harvey Weinstein ka rezultuat pozitiv në testin e bërë për koronavirus. Moguli famëkeq i Hollywood-it, i cili aktualisht po vuan dënimin prej 23 vitesh pasi u shpall fajtor për sulme seksuale dhe përdhunime.

Aktualisht ish-producenti gjendet në izolim për sigurinë e tij dhe të të burgosurve të tjerë, ndërsa mediat shkruajnë se të infektuar janë edhe dy të burgosur të tjerë. E tani që pandemia e Covid-19 ka goditur burgun Wende Correctional Facility në New York, ku clvuan dënimin edhe 68-vjeçari, autoritetet kanë dhënë urdhër që institucioni të vendoset në karantinë.

Siç duket telashet nuk kanë të sosur për Weinstein, pasi akuzave të më shumë se 100 grave për sulme seksuale dhe përdhunime, problemeve shëndetësore me zemrën dhe shtyllën kurrizore, tashmë atij i duket të përballojë edhe infektimin me koronavirus.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF