KreuStil Jetese

“Në mes të kësaj situate, po vjen bebi nr.2”; bashkëshortja e aktorit jep lajmin e bukur

Në mesin e këtyre ditëve të trishta, ka edhe lajme të bukura e jetë që ka ardhur apo kanë nisur rrugëtimin për të ardhur në jetë.

Një lajm të gëzuar e ndau me publikun bashkëshortja e aktorit komik Kevin Hart, Eniko e cila zbuloi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Modelja zbuloi se ajo është shtatzënë dhe e ndau lajmin me fansat e shumtë të martën në Instagram e veshur me një fustan tyl që i ekspozonte barkun e rrumbullakosur.


“Bebi nr.2. Në mes të gjithë kësaj situate, ne po numërojmë bekimet tona dhe s’mund të ishim më mirënjohës! Së shpejti do të jemi një familje me 6 pjestarë”,- shkroi modelja 35-vjeçare duke iu referuar edhe 2 fëmijëve që Hart ka nga martesa e mëparshme.

Kevin Hart dhe partnerja e tij Eniko kanë mirëpritur në jetë Kenzo Kash Hart, fëmijën e tyre të parë bashkë në 2017-ën.

Familja do të bëhet me 6 anëtarë së shpejti duke qenë se komediani 40-vjeçar ka vajzën Heaven 15-vjeçare dhe dhalin Hendrix 12 vjeç me ish-gruan e tij Torrei Hart.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF