Vera Ora i bashkohet ushtrisë së mjekëve, për të luftuar kundër Covid-19!

Në periudhën që po kalojmê kur numri i të prekurve me Koronavirus po rritet çdo ditë e më shumë, nevoja për staf të zgjeruar mjekësor është në çdo spital në secilin shtet të prekur.

Edhe mjekë që nuk janë specializuar si infeksionist apo epidemolog i janë bashkuar kolegëve të tyre, duke e shtuar numrin e heronjve që luftojnë në vijë të parë me virusin vdekjeprurës.

Edhe mami i artistes shqiptare Rira Ora i është bashkuar mjekëve në Britani për të dhënê kontributin e saj, ndonëse ajo është e specializuar si psikiatre.

Nëpërmjet një postimi në instagram, Vera Ora ka bërë me dije për vendimin që ka marrë për të qenë pranë kolegëve të saj:


“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo.

Previous ArticleNext Article