Covid-19/ Kylie Jenner dhuron shumën marramendëse për stafin mjekësor

Kylie Jenner ka dhuruar 1 milion dollarë përmes linjës së saj kozmetike “Kylie Cosmetics” për luftën kundrejt Covid-19.

Sipërmarrësja ka bërë donacionin për t’i ardhur në ndihmë mjekëve që janë në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirus. Paratë e dhuruara nga 22-vjeçarja do të përdoren për blerjen e veshjeve mbrojtëse për personelin mjekësor.

Të mërkurën TMZ raportoi që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka dhuruar një 1 milion dollarë për të ndihmuar mjekët të marrin maska për fytyrën, mburojat e fytyrës dhe mjetet mbrojtëse që u duhen për të ndihmuar të sëmurët.



Doktoresha që asistoi në lindjen e vajzën së Kylie-t Stormi, falenderoi brunen duke thënë: ‘Unë jam pa fjalë, sytë e mi janë të mbushur me lot gëzimi dhe zemra ime është kapluar nga mirënjohja. Unë i bëra një dëshirë Universit që të mblidhte maska mbrojtëse për punonjësit tanë të guximshëm të kujdesit shëndetësor dhe sot ëndrra ime u realizua.”

Ky donacion erdhi pasi Kylie u ka kërkuar 167 milionë ndjekësve të saj që të ndalojnë lëvizjet jashtë shtëpisë dhe të qëndrojnë të sigurt.

Ajo ka mbi dy javë që po ndan statuse dhe video në Instagram dhe Twitter.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article