Nuk ka më “Portokalli”; Top Channel mbyll dhe disa programe pas Covid-19

Emisioni historik i humorit “Portokalli” ndërpret transmetimet. “Në kushtet e karantinës, është bërë pothuajse e pamundur vazhdimi i punës me cilësine e duhur teknike të produksionit, shprehet stafi i show-t të humorit në një deklaratë të fundit.

Në deklaratë thuhet se në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ata kanë vendosur të mendojnë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm.

“Por shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm. Projekti jone i vetëm është ai me Top Channel, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj thuhet ne mesazhin e stafit realizues të “Portokalli”.

Deklarate e stafit të show-t të humorit:

Publik i dashur i Portokallise.

Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë.

Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm.

Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm.

Projekti jone i vetëm është ai me Top Channel,adresa  ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.

Ju duam shumë.
Stafi i Portokalli.”

Ky program nuk është i vetmi që ka ndërprerë transmetimet për shkak të kushteve shumë të vështira që janë krijuar për mediat.

Sipas websitet zyrtar të Top Channel, një ditë më parë edhe emisioni “Top Story” ndërpreu transmetimet, ndërsa që nga nisja e karantinës dhe kufizimeve janë disa programe që e kanë të pamundur të realizohen.

Previous ArticleNext Article