KRIZA COVID-19\ Është koha për të biseduar me fëmijët

Në mes të krizës së koronavirusit, sfidës së izolimit i shtohen edhe të tjera pengesa si ankthi, keqkuptimi apo edhe vetmia. Sidoqoftë këto sfida nuk prekin vetëm të rriturit, kështu që të njëjtën rëndësi ka edhe ofrimi i informacionit edhe për fëmijët e vegjël. Përveçse duhet të jenë në dijeni, ata janë edhe një mbështetje e mirë gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme.
Fëmijët po përjetojnë një mbyllje të menjëhershme duke iu larguar për një afat të papërcaktuar rutinës së tyre. Në kaq ditë që kanë kaluar, ata tashmë kanë kuptuar se izolimi në kushte të tilla është diçka e pazakontë.
Me rritjen e temperaturave, ardhjen e pranverës, zgjatjen e ditës, dëshira për të shpenzuar një pjesë të madhe të ditës jashtë, shtohet çdo ditë e më shumë, dhe kjo është një tjetër sfidë e prindit. Një nga detyrat jo fort e kollajt e prindit, është të organizojë një ditë me aktivitete të larmishme për fëmijët në kushte shtëpie. Sigurisht që atyre u mungojnë ambjentet shkollore, miqtë, bibliotekat, aktivitetet me moshatarët, tashmë edhe ditëlindjet nuk do t’i festojnë më si më parë, por është koha për të folur me ta. Pyetjet që në përditshmëri vogëlushët ngrenë janë nga më të shumtat:
Kur do t’i shoh miqtë sërish?

Cila është kënga ideale për të larë duart?
A mundet virusi të infektojë perimet, frutat apo ushqimin? Etj…
Është shumë e rëndësishme që për të gjitha përgjigjet e pyetjeve që ata kanë, duhet t’u demonstrohet një shembull, duhet luajtur edhe për t’u treguar sesa e rëndësishmë është higjena në këtë periudhë dhe t’u tregohet rëndësia e kalimit të kësaj periudhe me familjen. Fëmijët duhet ta njohin koronavirusin aq sa mund të kupojnë, në varësi të moshës apo formimit. Gjithashtu ata duhet të sigurohen nga prindërit që kjo është një fazë që do kalojë shumë shpejt dhe se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Në këto periudhë kur njerëzit janë duke bërë gjithçka munden për t’i risjellë ngjyrat botës, mendimi se distancimi social na mban larg, në Montreal kanë gjetur mënyra krijuese për t’u argëtuar si psh: duke luajtur muzikë nga ballkonet. Në Itali, banorët kanë varur imazhe të ylbereve në dritaret e tyre si një shenjë shprese. Tani, tendenca e dritares së ylberit ka ardhur në Quebec. Në shumë shtëpi tashmë shohim mesazhin inkurajues, “ça va bien aller” – do të jetë në rregull. Fëmijët kanë ofruar vizatimet e tua për ta bërë edhe më të lehtë situatën për të cilët prindërit u kanë folur derimë tani. Gjesti prekës ka sjellë një bukuri në fenomenin e ftohtë të distancës sociale.

 

Nga Blerina Ruka

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article