KreuCelebrity

Jennifer Aniston dhuron shumën bujare për infermieren e infektuar me Covid-19!

SHBA-të kanë numrin më të madh tê të infektuarve me Covid-19 dhe numri i viktimave ka arritur shifra të frikshme ditët e fundit.

Bluzat e bardha vijojnë luftën me virusin vdekjeprurës, duke rrezikuar shpesh edhe jetën.

E ftuar në programin e Jimmy Kimmel, aktorja e njohur e Hollywood, Jennifer Aniston surprizoi një infermiere amerikane e cila është e infektuar me Covid-19.

E prekur dhe falenderuese për profesionin vetëmohues të bluzave të bardha, nëpërmjet një lidhje live në program, Aniston ju drejtua infermieres me këto fjale:


“Zoti të bekoftë ty dhe të gjithë të tjerëve për atë çfarë jeni duke bërë. Nuk di se si ta shpreh mirënjohjen time për çdo gjë që ju keni bërë. Jeni fenomenal”


Në shenjë mirënjohje, më pas gjatë programit Aniston zbuloi se do t’i dhurojë infermieres 10.000 dollarë si shenjë falenderimi për sakrificën që ka bërë këto ditë pandemie

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF