KreuFashion

Receta: Wine & dine!

Fileto pule me karrota, kunguj dhe krem bizelesh.

Përbërësit:
(Për 2 persona)
2 Gjoks pule
2 Karrota
2 Kunguj te njome
¼ gotë verë e bardhë
Rigon
1 Thelbi hurdhë
Vaj ulliri
Kripë&Piper

•Për kremin e bizeleve:
1 kanace bizele të ziera (ideal do ishte përdorimi i bizeleve të fresketa të ziera në shtëpi)
2 thelbinj hurdha
5 lugë gjelle vaj ulliri
½ limon i shtrydhur
2-3 lugë kos
Kripe&Piper sipas dëshirës

Përgatitja:
Fillimisht nisim me pastrimin e perimeve dhe vendosjen e tyre ne furrë duke i spërkatur me vaj ulliri, kripë e piper. Unë i kam prerë së gjati, por ju mund ti jepni formën që dëshironi. Marim gjoksin e pulës dhe në rast se e keni së bashku me lëkurë i bëjmë 2-3 carje të vogla me thikë dhe e vendosim në zjarr nga ana e lekurës në një tigan ku më parë kemi vendosur vaj ulliri, pak gjalpë dhe 1 thelbi hurdhë. E skuqim mirë nga të dyja anët dhe e shuajmë me verën e bardhë. E kalojmë dhe rreth 10-15 në furrë bashkë me perimet në mënyrë që pula të jete e pjekur plotesisht. Në rast se keni fileto të hollë nuk ka nevojë të kalojë në furrë.
Për përgatitjen e kremit të bizeleve mjafton të vendosim të gjithë ingredientët në blender dhe uaalaaa!

Burrata mbi domate qershi sperkatur me nje “pesto” te shpejte!

Përbërësit:
400g domate qershi
1 burrata
1 thelbi hurdhë
Disa gjethe (5-6) borzilok i freskët
4 luge gjelle vaj ulliri
Kripe
Piper

Përgatitja:
Presim domatet në gjysma te vogla dhe i vendosim në pjatë. Vendosim burratën me kujdes mbi domate. Pergatisim një “pesto” të shpejtë duke vendosur në një shtypës hurdhën, gjethet e borzilokut (rreth 5-6 gjethe) dhe kripën e piperin. I shtypim në mënyrë që të përfitojmë një masë sa më homogjene. Shtojmë me pas vajin e ullirit dhe vazhdojme e punojmë dhe pak minuta. Një menyrë e shpejtë për ta perfituar këtë pesto mund te jetë dhe vendosja e produkteve në një blender elektrik.

Bukë integrale me avocado dhe vezë “me këmishë”!

Përbërësit:
½ avocado e pjekur mirë
2 feta bukë integrale
¼ limon
1 vezë
Djathë i bardhë dhie (ose sipas deshirës tuaj)
Fara të ndryshme (në rastin tim: fara chia, lini, susami, kunkulli, luledielli)
Kripë
Piper

Përgatitja:
Ndërsa 2 fetat e bukës i kemi vendosur në thekëse, gjysmën e avocados te ciles i kemi shtrydhur limonin dhe i kemi hedhur kripë sipas dëshirës e shtypim me një pirun deri sa të përftohet një mase homogjene.
E lyejmë bukën e thekur me kremin e krijuar dhe i hedhim sipër miksin e farave dhe pak djathë te thërrmuar.
Për pergatitjen e vezës, vendosim nje tenxhere të vogël me ujë në zjarr. Kur uji te ketë vluar shtojmë kripë dhe e ulim zjarrin në minimum. Me një lugë perziejme ujin në mënyrë që të krijohet një vorbull në mes të së cilës te hedhin vezën te cilës i duhen rreth 3-4 minuta të gatuhet. (Vezën e hedhim pa levozhgë, njesoj si kur bëjmë vezë sy). Më pas, e nxjerrim me shumë kujdes nga uji dhe e vendosim mbi bukë. I shtojmë kripë e piper sipas deshirës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF