Printet florale trendi i kësaj vere: frymëzohuni nga lulet e Kate Middleton për të zgjedhur fustanin tuaj!

Sikur ta dinin, krijuesit e stilit muaj më parë kur punuan për veshjet e Pranverë\ Verë 2020 vunë lule, shumë lule, për të cilat ne kemi aq shumë nevojë sot që ti japim ditëve tona ngjyra dhe optimizëm.

Në fakt cila do t’i thoshte jo një fustani të lehtë vere, të mbushur me lule shumëngjyrëshe, që duket se të ngjit humorin e mirë.

Dukesha e Kembrixh Kate Middleton, duket se ka një debulesë të veçantë për printin floral, pasi ndonëse daljet e saj publike si anëtare e familjes mbretërore kërkojnë veshje serioze, mbretëresha e ardhshme ka ditur t’a sjellë një veshje të tillë edhe me print lulesh.


Nga eventet e protokollit mbretëror, e po ashtu në përditshmërinë e saj, duket se fustanet me lule në garderobën e Middleton janë zgjedhja e parë, për ‘outfit-in’ e radhës.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article