KreuArt

Ndarja nga jeta e Rikard Ljarja; aktori la një amanet!

 

Rikare Ljarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, dhe me gjithë shpresat që mbanin gjallë ikonën e filmit dhe teatrit me siguri edhe ai vetë e ka pritur fundin, ndaj para se të mbyllte sytë përgjithmonë mbrëmjen e 20 prillit, Ljarja i ka lënë familjes një porosi.

Familja Ljarja ka falënderuar mjekët për përkujdesjen që i kanë kushtuar aktorit në ditët e përballjes së tij me sëmundjen e rëndë, e cila e mposhti të madhin Rikard Ljarja, që ka bërë për vete shqiptarët me rolet e tij në kinematografinë shqiptare.

‘Panorama’ mëson se aktori do të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Ky ka qenë edhe amaneti i fundit që ka lënë regjisori dhe aktori i madh shqiptar. Vdekja e tij përkon me një moment të pazakontë për vendin, ku për shkak të izolimit nga kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit, ceremonitë mortore bëhen vetëm nga familja pasi nuk lejohen grumbullime të mëdha.

Kjo do të jetë ceremonia e dytë mortore për Shkodrën që në vetëm pak ditë humbi dy prej artistëve më të mëdhenj të qytetit, akotorin Gëzim Kruja pak ditë më parë, si dhe Rikard Ljarja i cili gjithashtu ndonëse jetonte prej vitesh në Tiranë ka kërkuar të prehet në qytetin e tij të lindjes.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF