Arilena Ara këndon sot E VETME në shesh; ja ç’duhet të dini për koncertin

Ditën e sotme, Arilena Ara do të performojë live dhe e vetme në sheshin “Nënë Tereza”.

Koncerti, i cili quhet “Tingujt e heshtjes” vjen si bashkëpunim i këngëtares dhe Radio Televizionit Shqiptar dhe është përshtatur me kushtet e pandemisë së Covid-19 që po kalon edhe vendi ynë.

“’Sounds of Silence’ e lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga sheshi ‘Nënë Tereza’,” shkroi Arilena në Instagram.

Sipas News31.al, Arilena do të këndojë këngët e riorkestruara për t’u përshtatur me recitalin, që pritet të zgjasë pak më shumë se 60 minuta.

Ndonëse me një shesh të boshatisur, “Sounds of Silence” do të transmetohet live në YouTube dhe të tjera platforma, sot në orën 19:00.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article