Fjalët që Jona Spahiu i thotë vjehrrës janë ëndrra e çdo vjehrre!

Që raporti vjehrrë-nuse është mjaft delikat kjo dihet tashmë!

Por ama prezantuesja Jona Spahiu dhe mamaja e bashkëshortit të saj duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe bilancin e marrëdhënies së tyre, duke e bërë atë mjaft të veçantë.

Vjehrra e Jonës feston sot ditëlindjen e saj dhe ajo ka zgjedhur që ta përshkruajë raportin e tyre me një foto e disa fjalë zemre që çdo vjehrrë do të donte ti dëgjonte.

“Fati më ka përkëdhelur shumë fillimisht me djalin tënd, pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time”, shkruan Spahiu nën videon e zonjës teksa fryn qirinjtë e tortës.

Edhe më herët Jona ka folur për raportin e veçantë mes tyre e në një intervistë në “Thumb” përpara disa kohësh Jona tha: “Unë s`kam vjehrrë, kam dy mama”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article