Vala e dytë e koronavirusit, e pashmangshme!

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme, teksa e theksuar rëndësinë e testeve serologjike në këtë drejtim.

Ai ka shpjeguar se këto teste tregojnë se sa për qind e popullatës e ka pasur infeksionin me COVID-19.

“Momentalisht është me rëndësi të dihet kush është i infektuar. Por me rënien e numrit të rasteve, Kosova do të duhet ta dijë se sa persona e kanë kaluar pa simptome”, ka thënë ai, duke shtuar se përhapja nga personat asimptomatikë ka qenë “benzina” që i ka dhënë hov pandemisë në botë.

Megjithatë, ai ka thënë se deri në valën e dytë, secili shtet i ka afat katër deri në pesë muaj, për t’u përgatitur “me teste, me respirator dhe gjithçka që mungon”.

“Dhe përgjigja ka me qenë shumë aktive dhe shumë më agresive”, ka thënë ai.

Sipas Rakës, element i disfavorshëm në sezonin e ardhshëm është fakti se koronavirusi dhe ai i gripit sezonal përkojnë në të njëjtën kohë. Ai megjithatë ka shtuar se testet duhet të vazhdojnë edhe pas zbutjes së masave.

“Një prej parakushteteve për lirimin e masave është që të ketë kapacitete testuese në vazhdim”, ka thënë Raka, duke shtuar se me rëndësi është që të kuptohet se lirimi nuk nënkupton dalje masive.

Lapsi.al

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article