KreuFashion

VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin!

VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin!

Si në botë, edhe në Shqipëri, disa personazhe  janë prekur gjithashtu nga koronavirusi.Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar se e kanë kaluar këtë infeksion duke treguar edhe simptomat që kishin.

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi u infektua me koronavirus pak kohë më parë. Për fat të mirë, Petriti arriti ta fitojë betejën dhe rezultoi i shëruar në testin e fundit. Lajmin e dha vetë Petriti muajin e kaluar duke deklaruar se do të rrijë 14 ditë i izoluar pas shërimit.

Saimir Kodra, moderatori i emisionit “Stop” deklaroi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kodra u shpreh se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”-është shprehur Kodra duke treguar gjithashtu se ai nuk ka shfaqur simptoma.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF