Recetë: Panna Cotta me Rose Lemonade!

Një recetë e ëmbël nga @kikiliciouss 😋
Ndiqni hapat më poshtë për ta realizuar edhe ju vetë në shtëpi dhe na dërgoni foto me ëmbëlsirën tuaj. 🍧

 Përbërësit:
Panna Cotta:
380 ml ajkë e ëmbël
80 ml qumësht
45 sheqer
2 fletë xhelatinë
disa petale trëndafili (opsionale)
Shtresa e sipërme:
420 ml @fentimansalbania Rose Lemonade
3 fletë xhelatinë

 Proçedura:
Vendosni 2 fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë në mënyrë që ato të zbuten.
Në një tenxhere vendosni ajkën, qumështin, sheqerin dhe petalet e pastruara të trëndafilit dhe përzieni deri sa të arrijë në zierje.
Hiqeni nga zjarri, hiqni petalet e trëndafilit dhe shtoni xhelatinën e zbutur.
Shpërndani masat në enët tuaja dhe lëreni të ftohen në temperaturë dhome.
Vendosini në frigorifer për tu mpiksur plotësisht.
Njëherë që baza është mpiksur vendosni 3 fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë në mënyrë që ato të zbuten.
Vendosni xhelatinën e zbutur në një tenxhere më pak Rose Lemonade.
Duhet që xhelatina të tretet plotësisht.
Shtoni të gjithë kanaçen e Rose Lemonade.
Përzieni deri sa masa të jetë e njëtrajtshme dhe xhelatina të mos duket.
Shpërndani masën tek tasat me pana kotën e ftohur.
Lëreni të mpikset plotësisht dhe shtresa e sipërme.
Nëse doni ti ktheni përmbys në një pjatë servirëse, zhytini tasat tuaj një e nga një në një tas me ujë të nxehtë për 3 sekonda.
Mund ta ndihmoni duke i kaluar një thikë në tërë perimetrin dhe më pas ta ktheni në pjatën servirëse.

Luani me mënyrën e vendosjes së masave siç kemi bërë ne apo dhe me rendin!
Këtu jua lëmë ju në dorë të shpalosni kreativitetin tuaj! ♥️

#fentimans #fentimansalbania
#kikiliciouss #roselemonade #pannacotta #foodblogger #foodphotography #photooftheday #baking

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article