Këngëtarja e njohur adopton dy djem 18 vjeçarë!

Ajo është betuar se do të qëndrojë beqare për gjithë jetën, por kjo nuk e ka penguar këngëtaren Sia që të krijojë një familje.

Së fundmi artistja australiane ka treguar se vitin e kaluar  ka adoptuar dy djem të moshës 18 vjeçare.


44 vjeçarja tha se duke qenë se djemtë do të shkëputeshin nga jetimorja për shkak se mbushën moshën madhore, ajo mendoi që të bëhej mrojtësja ligjore e jetës së dy adoleshentëve.

Këngëtarja diskrete, emri i vërtetë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, ka zgjedhur që gjatë gjithë karrierês së saj të shfaqet me flokêt para fytyrês, duke mbajtur sekret portretin e saj. Sia është shprehur se i pëlqen shumë familja e saj e re.


“Vitin e kaluar unë adoptova dy djem 18 vjeç që duhej tê largoheshin nga jetimorja sepse mbushën moshën madhore. Periudhën e karantinës të dy e kanë shumë të vështirë, por po bëjnë gjêra shumë tê mira dhe po marrin mësime”; ka treguar 44 vjeçarja.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article