KreuFashion

Pantallonat e gjera treçerekshe; tendenca e kësaj vere!

Të gjithanshme njësoj si xhinset, elegante si një fund, dhe si për të mos mjaftuar këto janë të rehatshme dhe të freskëta.

Po flasim për tendencën e kësaj vere, pantallonat e gjera treçerekshe që u sugjeruan nga stilistët gjatë prezantimit të koleksioneve për Verë 2020 në Javët e Modës.

 

Nga Jacquemus që zgjodhi prezantimin e pantallonave në një rozë të ndezur, e deri tek Stella Mçartney, e cila sugjeron një të gjelbër të fortë, ky model pantalloni do të drejtojë modën e Verë 2020.

Si një blerje e zgjuar, ju tashmë e dini që mjafton një sandale apo këpucë me takë për ta kthyer veshjen për orët e darkës, e po ashtu nëse kaloni tek këpucët e sheshta; sapo e kthyet të njëjtën veshje për orët e paradites.


Alekta Vejsiu, Rudina Magjistari e Ingrit Gjoni sapo e përqafuan këtë trend dhe rastësisht të treja vajzat e njohura të ekranit e shoëbiz-it shqiptar, kanë preferuar ngjyrën e bardhë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF