“Media po luan rrezikshëm”: Sevim Arbana kundër Arbana Osmanit për rrëfimin e abuzimit në program!

 

Ka ngjallur debat rrëfimi i 27 vjeçares në programin “Dua të të bëj të lumtur” ku me zë dhe figurë rrëfeu këtë të shtunë kalvarin e gjatë të abuzimeve dhe përdhunimeve (të pretenduara) nga mësues, dhe anëtarë të tjerë të jetimores së Shkodrës së ka qëndruar për disa vite.

Aktivistja Sevim Arbana, duket se nuk ka qenë aspak dakord me transmetimin e këtij rasti, dhe ka kërkuar reagimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Sipas Arbanës, janë dy arsye pse publikimi i këtij rasti bie ndesh konfront rregullave dhe ruajtjes së privatisë së viktimës, por edhe të të akuzuarve.

Së pari aktivistja e njohur vë theksin tek shkelja e privatësisë së 27 vjeçares, e cila asesi nuk mund të shfaqej në ekran me identitet dhe figurë; dhe së dyti fakti që denoncimet e bëra nga vajza në program nuk kanë prova, duke çuar kështu në një shkelje tjetër privatësie.

“Media po luan jo profesionalisht dhe rrezikshēm.
Ështē fjala pēr emisonin ‘Dua të të bëj te lumtur” (Top Channel) ku mbrëmjen e shkuar, u dha rrefimi për dhunë dhe abuzim seksual , në një jetimore në Shkodër.
Vajza 27 vjeçare rrëfen kalvarin e tmerreve dhe abuzimeve në këtë qendër shtetërore.
Përse unë në këtë rast anatemoj median
1. Së pari, në këtë emision, me zë e figurë, çfaqet një vajzë, 27 vjeçare, e rritur jetime, që do të thotë: me pak përkrahje dhe në kushte të renda socio-ekonomike.Asnjë mbrojtje për të dhënat e saj personale, duke filluar nga fytyra, identitete të tjera,që rrezikojne atë të behet pre e hakmarrjes së abuzuesve, familjarëve të tyre, ose më tej.Deri kur media do tē aplikojë këtë formë, kur tashmë dihet që çdo viktimë, sipas rregullave dhe AMA, nxirret pa fytyrë dhe i fshihen identitetet?
2. Para rrëfimit të kēsaj historie,(dhe te tjera te nje shkalle kaq te rende) gazetari duhet të konfirmojë përmes organeve kompetente, dëshmitareve, mesuesve, komunitetit,etj,etj, nëse dëshmite janë të sakta,të vërteta apo ka ndonjë gjë tjetër në keto dëshmi .
3. Akuza ndaj personave me emer, me familje, mesuesve te nje qendre,etj, duhet te jete e sigurte dhe me prova, para se kjo te behet publike. Ky rast dhe jo vetem, krijon precedentin e rrezikshem te akuzave pa baza, ndaj çdo njeriu , i cili per shkak te detyres, misionit, biznesit, etj, ka armiq dhe kundershtare. Dhe aq me teper, te zbulimit te se vertetes dhe fenomenit
4. Ne dijenine time, perpara emisionit, persona deshmitare ne kete ngjarje , kane telefonuar drejtuesen e emisionit dhe kane dhene disa deshmi qe nuk vertetojne plotesisht rrefimin e viktimes.
5. Se fundi po jo e fundit, po pas ketij emisioni, a i eshte dhene mbrojtja e duhur vajzes qe rrefen kete tmerr? Nga kush? Nga gazetarja, organet shteterore, policia, prokuroria?????”; ka shruar Sevim Arbana në rrjetin social facebook.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article