Princi Filip paska dashur në fakt, të martohet me dikë tjetër! Me kë ka qenë i dashuruar bashkëshorti i Elisabetës!  

Janë një cift vërtet shumë jetëgjatë, por duket se princi Filip nuk ka qenë gjithmonë i dashuruar me mbretëreshën Elisabetë. Ai në fakt, paska dashur të martohet me një aktore amerikane, por ajo i ka thyer zemrën. Cobina Wright ishte shumë ndryshe nga Elisabeta: e gjatë, elegante, bjonde, mjaft e bukur, me sy bojëqielli dhe një buzëqedhje mahnitëse.

E ëma po perpiqej shumë t`I rregullonte së bijës një karrierë në kinematografi dhe një martesë të volitshme. Në 1938, ajo kishte një kontratë me 20th Century Fox, e përvec kësaj, bënte dhe modeling e këndonte. Vetë Duka I Edinburgut është edhe ai me gjak blu nga familja e vet. Ndaj e ëma e Cobinës e pa me interes lidhjen e tyre. Por kur ato u larguan nga Anglia, Filipi deshi t`I ndiqte nga pas. Pastaj I dërgoi një letër ku kërkonte I dëshpëruar dorën e aktores për martesë, por ajo nuk ishte më e interesuar. Pas disa kohësh, ai përfundoi në krahët e një gruaje tjetër,Osla Benning.

Elisabeta atëherë ishte vetëm 15 vjec dhe e dashuruar me të, por Duka e kishte mendjen tjetërkund. Kur ajo mbushi 17 vjec sakaq, mori vëmendjen që dëshironte, dhe Filipi u shkëput nga Osla.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article