Tmerr, mbyllet cerdhja në ish bllok: mund të ketë staf të infektuar!

Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur këtë të hënë, pasi dyshohet se pjesëtarë të stafit janë prekur me COVID, thotë shqiptarja.com. Prindërit sipas saj, janë njoftuar që të marrin fëmijët dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë, pasi stafi do të jetë në karantinë.

Hetimi epidemiologjik nga ISHP-ja pritet që të zbulojë nëse ka ose jo të prekur.

Si pasojë e COVID-it është mbyllur edhe bashkia e Durrësit. Numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri tashmë po merr përmasa shqetësuese. Këto ditët e fuindit ai ka ardhur në rritje të menjëhershme, dhe sot u konfirmuan pozitivë më koronavirusin e ri 69 persona, cka përben dhe rekordin ditor të infektimeve në vendin tonë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article