Covid-19 prek artistët; menaxheri i ‘Babastars’ i infektuar!

Dekorim Sahiti, menaxheri i grupit ‘Babastars’, njëkohësisht vëllai i stilistit të njohur Valdrin Sahiti është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sahiti i cili nëpërmjet një statusi në facebook, ka njoftuar se pasi ju nënshtrua tamponit, i riu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Të dashur miq,

Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes së masave strikte ndoshta ka qenë e pritshme për shkak të natyrës së punës sime, që vihem në kontakt me virusin. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.“- shkruan Dekorimi

Menaxheri labelit të njohur është gjithashtu pronar i një bari të njohur në Prishtinë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article